Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përsëritur se nevojiten zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri. Ai ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quintit ka biseduar me përfaqësues të organizatave joqeveritare për situatën aktuale politike.
Rohde ka thënë gjithashtu se nevojitet më shumë dialog i brendshëm.
“Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, tha ai.