Këtu janë zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë:
Rusia kërcënon Kievin
Një fabrikë ushtarake ukrainase jashtë Kievit është shkatërruar pjesërisht nga sulmet ruse gjatë natës, raporton AFP, pasi Moska paralajmëroi se do të intensifikojë sulmet ndaj kryeqytetit – në përgjigje të sulmeve ukrainase në tokën ruse.
Zyrtarët rusë akuzojnë Ukrainën se ka dërguar dy helikopterë përtej kufirit për të bombarduar një qytet në rajonin jugor të Bryansk të Rusisë, duke plagosur tetë persona. Ukraina i ka mohuar akuzat.
Fabrika ushtarake jashtë Kievit prodhoi raketa që dyshohet se janë përdorur për të goditur anijen luftarake të Rusisë, Moskva.
“Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa kundër objektivave në Kiev do të rritet si përgjigje ndaj çdo sulmi terrorist apo sabotazhi të kryer nga regjimi nacionalist i Kievit në territorin rus”, thotë ministria e mbrojtjes në Moskë.
Pesë milionë ikin nga Ukraina
Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus më 24 shkurt, thotë Kombet e Bashkuara.
Rusia paralajmëron Finlandën dhe Suedinë
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëron për “pasoja” të paspecifikuara nëse Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-s.
Veprimet ushtarake të Moskës në Ukrainë kanë shkaktuar një kthesë dramatike në opinionin publik dhe politik në të dy vendet. Finlanda tha këtë javë se do të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO brenda javësh dhe Suedia po diskuton gjithashtu bashkimin me aleancën.
Vriten ‘mercenarë polakë’
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka vrarë deri në 30 mercenarë polakë që luftonin për forcat ukrainase në rajonin verilindor të Kharkiv.
Paralajmërim nga CIA
Dështimet e Rusisë mund ta bëjnë presidentin Vladimir Putin të përdorë një armë bërthamore taktike ose me rendiment të ulët, thotë drejtori i CIA-s, William Burns.
Ofensiva e Kharkiv
Të paktën 503 civilë janë vrarë në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, tha guvernatori lokal Oleg Synegubov.
Ai shkruan në Telegram se mes të vdekurve janë 24 fëmijë./UBTNews/