Numri i refugjatëve që ikin nga Ukraina mund të arrijë në 2 milionë deri të mërkurën, tha të martën UNHCR, përcjell UBT News.
Rusia ka hapur “korridoret humanitare” për të evakuuar civilët nga kryeqyteti Kievit, si dhe nga Cherhihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë Ministria ruse e Mbrojtjes të martën.
Këto janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë:
- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të hapë të ashtuquajturat “korridoret humanitare” nga ora 07:00 të martën, me miratimin e Ukrainës, duke renditur rrugët nga Kievi, si dhe qytetet Mariupol, Kharkiv dhe Sumy – të gjitha këto qytete janë nën sulme të rënda.
- Numri i refugjatëve që ikin nga Ukraina mund të arrijë në 2 milionë deri të mërkurën, tha të martën kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
- Ukraina fillimisht nuk iu përgjigj ofertës, me presidentin Volodymyr Zelensky që akuzoi trupat e Moskës për ndërprerjen e përpjekjeve të evakuimit, minimin e rrugëve dhe shkatërrimin e autobusëve që synonin të transportonin njerëzit në siguri.
- Zelensky transmetoi fjalimin e tij të hënën mbrëma nga zyra e tij në qendër të Kievit, i pari që nga pushtimi i Rusisë. “Unë nuk kam frikë nga askush”, tha ai mes tjerash.
- Kievi hodhi poshtë të hënën një ofertë ruse për të lejuar ukrainasit të arratiseshin përmes të ashtuquajturave “korridoreve humanitare”, por vetëm në Rusi ose Bjellorusi. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti ofertën “hipokrite” dhe kritikoi “cinizmin” e shfaqur nga Moska.
- Rusia bojkotoi të hënën një seancë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, në të cilën Ukraina kërkoi një masë të përkohshme që urdhëronte Rusinë të ndalonte menjëherë pushtimin.
- Rusia vazhdoi sulmet e saj në disa qytete të Ukrainës edhe të hënën. Pati luftime në periferinë e Kievit, Irpin, qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë nën bombardime të vazhdueshme dhe ka pasur luftime të ashpra për kontrollin e aeroportit strategjik të Mykolayiv në jug.
- Zyrtarët lokalë thanë se forcat ukrainase të hënën kishin rimarrë kontrollin e qytetit verilindor të Chuhuiv.
- Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, sipas OKB-së. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim të hënën për të diskutuar krizën humanitare që po shpaloset./UBTNews/