Këtu gjeni një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë:
Kanë filluar bisedimet në Turqi
Rusia dhe Ukraina kanë nisur bisedimet e tyre të para ballë për ballë pas disa javësh në pallatin Dolmabahçe në Stamboll për t’i dhënë fund luftës gati pesë-javore e cila ka vrarë rreth 20,000 njerëz.
Duke përshëndetur delegacionet, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se “të dyja palët kanë shqetësime legjitime” dhe u kërkon atyre “t’i japin fund kësaj tragjedie”.
“E gjithë bota pret lajme të mira nga ju”, tha ai.
“Ne nuk tregtojmë njerëz, tokë dhe sovranitet” – Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës, që ajo të bëhet një vend neutral dhe që Kievi të njohë rajonin separatist të Donbasit dhe gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia si pjesë ruse.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se bisedimet do të fokusohen në lehtësimin e situatës humanitare. Ai thotë se ka pak hapësirë për marrëveshje për kërkesat territoriale të Putinit, duke thënë se “Ne nuk tregtojmë njerëz, tokë dhe sovranitet”.
Rinisin evakuimet
Ukraina thotë se po rifillon evakuimin e civilëve nga rajonet e dëmtuara nga lufta pas një pauze njëditore.
“Për sot u ra dakord për tre korridore humanitare”, tha zëvendëskryeministrja Vereshchuk në Telegram.
Forcat ukrainase kanë “çliruar” periferinë kryesore të Kievit
Forcat ukrainase kanë “çliruar” periferinë perëndimore të Kievit, Irpin, tha ministri i brendshëm i vendit.
Por luftimet dukej se po vazhdonin rreth zonës, nga ku forcat ruse po përpiqeshin të përparonin drejt kryeqytetit, raportojnë gazetarët e AFP.
Ukraina thotë se Rusia ende po përpiqet të depërtojë në Kiev, pavarësisht sinjaleve nga Moska se po planifikon të zvogëlojë ofensivën e saj për t’u fokusuar në rajonin lindor të Donbasit.
Goditet godina e qeverisë së Mykolaiv
Një sulm rus ka goditur ndërtesën e qeverisë rajonale në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, një port kyç që ka qenë nën sulme të rënda për javë të tëra, thotë guvernatori rajonal.
Guvernatori Vitaly Kim thotë se shumica e njerëzve brenda ndërtesës “shpëtuan mrekullisht”, por disa civilë dhe ushtarë janë ende të pagjetur.
Raporti i helmimit
Oligarku rus Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas është spekuluar se ishin objektiva të një sulmi të dyshuar me helm në bisedimet e paqes në fillim të këtij muaji, sipas një raporti të Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Zyrtarët ukrainas nuk pranuan të konfirmojnë incidentin, duke i këshilluar njerëzit të ndjekin “vetëm informacionin zyrtar”.
Abramovich dhe negociatorët thuhet se kishin simptoma, duke përfshirë skuqjen e syve dhe qërimin e lëkurës, megjithëse më vonë u shëruan.
MB: Grupi Wagner në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se grupi rus Wagner ka vendosur mercenarët e tij në Ukrainën lindore, duke shtuar se më shumë se 1000 luftëtarë pritet të marrin pjesë në luftë.
5000 të vdekur në Mariupol
Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se të paktën 5,000 njerëz janë varrosur në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit që nga fillimi i pushtimit, por trupat nuk janë mbledhur gjatë 10 ditëve të fundit mes bombardimeve të vazhdueshme ruse.
Ministria e Jashtme e përshkruan situatën humanitare në qytet si “katastrofike”.
Që nga fillimi i pushtimit, dëmet e Ukrainës vijojnë deri në 565 miliardë dollarë
Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko thotë se pushtimi i ka kushtuar vendit të saj rreth 564.9 miliardë dollarë, duke përfshirë dëme të menjëhershme dhe goditje të pritshme në aktivitetin tregtar dhe ekonomik./UBTNews/