Këtu gjeni disa nga zhvillimet kryesore në ditën e 26-të të pushtimit rus të Ukrainës:
- Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus që u ofron njerëzve në qytetin e Mariupolit – ku rreth 300,000 njerëz besohet të jenë bllokuar – kalim të sigurt nga porti nëse qyteti dorëzohet.
- Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha më herët për BBC se premtimet e Moskës nuk mund të besohen, duke u zotuar se forcat ukrainase do të luftojnë.
- Situata në qytetin, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe i shkatërruar nga bombardimet, është përshkruar si “Ferri në Tokë” nga një deputet atje pasi furnizimet ushqimore dhe mjekësore janë buzë mbarimit.
- Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës po vazhdojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se disa shtëpi dhe një qendër tregtare u goditën.
- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, me pjesën më të madhe të tyre ende 15 milje (24 km) nga qendra e qytetit.
- Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët atje u thanë njerëzve që të largohen rreth 3 milje sepse gazi është i rrezikshëm./UBTNews/