Këto janë statistikat më të fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë:
*Nga 35 spitale, vetëm nëntë funksionojnë pjesërisht; pjesa tjetër të gjithë janë jashtë shërbimit.
*Numri i të vdekurve palestinezë që nga 15 nëntori është 11,470, nga të cilët 4,407 janë fëmijë. Më shumë se 29,000 njerëz janë plagosur.
*Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tre foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori, për shkak të mungesës së karburantit.
*Ekipet mjekësore nuk mund të lëvizin ndërmjet departamenteve dhe ndërtesave në Spitalin Al-Shifa, pasi një dron izraelit qëllon mbi këdo që lëviz brenda ose përreth kompleksit.
*Mes të vrarëve janë 202 anëtarë të personelit mjekësor dhe 26 anëtarë të mbrojtjes civile.
*Personat e zhvendosur brenda vendit që ikin nga veriu po raportojnë për praninë e trupave të pajetë në rrugë. Që nga 15 nëntori, më shumë se 3,640 civilë janë të zhdukur, duke përfshirë 1,770 fëmijë që supozohet të jenë të bllokuar ose të vdekur nën rrënoja.
*Më shumë se 58 për qind (pothuajse 276,000) të njësive të banimit janë shkatërruar.
*Më shumë se 60 autoambulanca u sulmuan; 55 janë të dëmtuara dhe jashtë shërbimit./UBTNews/