UBT News

Zhvillimet kryesore rreth luftës në Ukrainë

Këtu është një përmbledhje e shpejtë e zhvillimeve më të fundit mbi luftën në Ukrainë:

  • Rusia besohet se ka humbur një batalion të tërë të trupave të saj në një përpjekje të dështuar për të kaluar lumin Siversky Donets.
  • BE-ja ka premtuar 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim rreth ndalimit të blerjes së naftës ruse.
  • Udhëheqësit e G7 janë në Gjermani për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj.
  • Ministri i Jashtëm i Francës tha se liderët ndërkombëtarë duhet të përgatiten që konflikti do të zgjasë dhe të marrin në konsideratë ndikimin afatgjatë në sigurinë ushqimore. Duke folur gjithashtu në samitin e G7, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u kërkoi liderëve të huaj botërorë që të ushtrojnë presion mbi presidentin rus duke vendosur sanksione tjera ndaj Rusisë dhe të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë.
  • Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja kundër rrjetit financiar të Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë, duke përfshirë ish-gruan dhe kushërinjtë e tij.
  • Presidenti Putin i tha kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Kievi po bllokon bisedimet e paqes.
  • Luftimet midis Rusisë dhe Ukrainës në ishullin famëkeq të Gjarpërinjve vazhdojnë. Një tjetër anije ruse në rajon është fundosur nga raketat ukrainase dhe Ukraina është zotuar të luftojë për ishullin për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
  • Në Ukrainë, forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një rafineri nafte në qytetin industrial, Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e tij të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, tha ministria e mbrojtjes e vendit./BBC/UBTNews/

Exit mobile version