Forcat ruse shënjestruan infrastrukturën kryesore energjetike të Ukrainës me bombardime intensive këtë të hënë, duke ndërprerë energjinë dhe ujin e banorëve, e gjithë kjo përpara një dimri të ashpër.
Nëse vetëm sa po na bashkoheni, këtu gjeni përmbledhjen e informacioneve të fundit rreth luftës në Ukrainë:
Infrastruktura e vendit e shkatërruar: Një varg sulmesh ruse goditën objektet në qytetet kryesore të Ukrainës, përfshirë Kievin. Kjo bëri që shumë banorë të mbesin pa ujë dhe energji elektrike.
Ukraina përgjon sulmet, ka të plagosur nga sulmet: Të paktën 10 raketa ruse u rrëzuan mbi Kiev herët të hënën, sipas Oleksii Kulebas, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, i cili tha se sulmet “goditën objektivat kritike të infrastrukturës” dhe dy persona ishin plagosur – njëri në gjendje të rëndë.
Marrëveshja e grurit has në pengesa: Një duzinë anijesh që përmbanin grurë u larguan nga portet e Ukrainës të hënën, pavarësisht tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e eksportit të grurit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai është i vendosur të mbajë iniciativën e grurit të Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara.
Kriza globale e ushqimit: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia “po punon qëllimisht për të shkaktuar uri” pas daljes së Kremlinit nga marrëveshja e grurit. Marrëveshja ishte vendosur për të zbutur efektet e pushtimit të Rusisë në një krizë globale ushqimore në përkeqësim.
Ukraina zmbraps “sulmin e ashpër” nga Rusia: Forcat ukrainase luftuan një “sulm të ashpër” nga trupat ruse në qytetin lindor të Donetsk të dielën, sipas Zelenskyt. Trupat ruse kanë vazhduar një përpjekje disamujore për të kapur pjesë të rëndësishme strategjike të lindjes së Ukrainës./UBTNews/