Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një fond shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën. Tani pritet nga senati që ta miratojë pakon.
Komuniteti i inteligjencës amerikane beson se lufta e presidentit Vladimir Putin ka të ngjarë të bëhet “më e paparashikueshme dhe më e shkallëzuar” në muajt e ardhshëm.
Bjellorusia do të vendosë forca speciale në kufirin e Ukrainës sepse “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë”, tha një zyrtar ushtarak.
Më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin./UBTNews/