Kanë kaluar rreth 60 orë që nga tërmeti masiv i së hënës, me përpjekje të shumta ndërkombëtare për të ndihmuar miliona të lënduar dhe të pastrehë.
Këtu gjeni një përmbledhje të ngjarjeve:
*Më shumë se 11,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore janë vrarë në tërmetin me magnitudë 7.8, me zyrtarët që citojnë 8,574 vdekje në Turqi dhe 2,660 njerëz që janë konfirmuar deri më tani të vdekur në Siri.
*Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka vizituar qytetin e Kahramanmaras ku u tha banorëve se përpjekjet e shpëtimit të Turqisë tani janë “nën kontroll” dhe “po bëheshin më të lehta”, pas kritikave për reagimin e vonshëm.
*Presidenti Erdogan fajësoi rrugët dhe aeroportet e dëmtuara, të cilat sipas tij, ndikuan në reagimin e qeverisë duke vonuar dërgimin e ndihmës emergjente.
*Qeveria siriane ka bërë një kërkesë zyrtare për ndihmë nga BE-ja; Brukseli – i cili nuk e njeh Bashar al-Asadin si kreun e shtetit – tha se çdo ndihmë duhet të arrijë në zonat e kontrolluara nga qeveria, poashtu edhe në ato të kontrolluara nga rebelët.
*Shpëtimet dramatike të një familjeje prej gjashtë anëtarësh në Idlib të Sirisë dhe një djali tetë vjeçar në Hatay të Turqisë, kanë shtuar shpresat në një pamje të zymtë të vdekjes dhe shkatërrimit. Koha tani për tani është shumë e rëndësishme gjatë kërkim-shpëtimit, pasi temperaturat vazhdojnë të bien në rajon me mesataret -7 gjatë natës që priten në Gaziantep.
*Punonjësit e shpëtimit dhe organizatat bamirëse gjenden në rajon dhe po punojnë me ritëm për të ndihmuar shumë të lënduar dhe për të siguruar ushqim dhe strehim për miliona të pastrehë./UBTNews/