UBT News

Zhvillimet e fundit në Ukrainë: Makariv çlirohet, megjithëse granatimet në qytete vazhdojnë

Pikat kryesore të së martës:

  • Ushtria ukrainase tha se i detyroi trupat ruse të largoheshin nga Makariv, një periferi e rëndësishme strategjike e Kievit, duke penguar forcat e Moskës të rrethonin kryeqytetin nga veriperëndimi.
  • Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të hënën mbrëma se është i gatshëm të marrë në konsideratë angazhimin e Ukrainës që të mos anëtarësohet në NATO në këmbim të një armëpushimi dhe tërheqjes së forcave të armatosura ruse nga vendi.
  • Forcat ajrore ruse rritën aktivitetin e tyre, duke bërë mbi 300 fluturime në 24 orë deri të martën herët. Megjithatë, ata nuk besohet se kanë krijuar dominim ajror, pohojnë burimet e inteligjencës perëndimore.
  • Kombet e Bashkuara thonë se 10 milionë njerëz në Ukrainë tani janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.
  • Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, po paralajmëron për një “rrezik të madh” që fëmijët dhe gratë ukrainase që ikin nga lufta mund të bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
  • Monitoruesit e rrezatimit në Çernobil ‘kanë ndalur së punuari’, tha të hënën agjencia rregullatore bërthamore e Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version