Këto janë disa nga zhvillimet e fundit në Ukrainë:
Municione thërrmuese: Forcat ukrainase qëlluan me municione thërrmuese në një fshat kufitar rus jugperëndimor, duke dëmtuar disa shtëpi dhe ndërtesa, pohoi një zyrtar rus të martën, duke vënë në dukje se nuk kishte viktima. Armët e diskutueshme janë të ndaluara nga mbi 100 vende, përfshirë aleatët kryesorë të Kievit.
Financimi i SHBA-së: Presidenti Joe Biden tha se ai “pret plotësisht” nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy dhe shumica e republikanëve të miratojnë financimin e ri për Ukrainën, por nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte marrë ndonjë garanci specifike.
Ushtarët ukrainas kanë frikë nga humbja e mbështetjes: Në lindje të Ukrainës, ku ushtria po zhvillon një kundërofensivë kundër forcave ruse të ndihmuara nga armët amerikane, ushtarët ukrainas i thonë CNN se nuk mund ta imagjinojnë se çfarë do të ndodhte nëse Ukraina do të humbiste mbështetjen nga SHBA.
Tanket Leopard: Ukraina ka marrë grupin e parë të tankeve Leopard nga Polonia. Grupi gjithashtu konfirmoi se ata po punojnë për riparimin e një grupi tjetër tankesh për Ukrainën. Në prill 2023, Gjermania, Polonia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të ngritur një qendër në Poloni për të riparuar tanket e betejës Leopard 2 të përdorura në Ukrainë./UBTNews/