Këtu gjeni një përmbledhje të zhvillimeve kryesore në Ukrainë në 24-orët e fundit:
*Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase rimorën 1000 kilometra katrorë territor në jug dhe lindje që nga 1 shtatori. Rusia nuk ka komentuar lidhur me këtë deklaratë.
*Përleshje të ashpra janë raportuar në zonat pranë stacionit të energjisë bërthamore Zaporizhzhia – i cili vazhdon të kontrollohet nga Rusia – pasi Ukraina tha se ka gjasa që të mbyllte termocentralin për të shmangur ndonjë katastrofë.
*Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, në një vizitë të papritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, tha se lufta ishte në një “moment kyç” dhe premtoi 2.2 miliardë dollarë ndihmë të re për sigurinë.
Marrëveshja e grurit
Shtetet e Bashkuara nuk panë asnjë tregues se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për eksportin e grurit ukrainas po shpërbëhej, tha Shtëpia e Bardhë, pasi presidenti rus Vladimir Putin ngriti shqetësimet se Moska mund të tërhiqej nga marrëveshja.
Energjia dhe sanksionet
*Ministrat e Energjisë së BE-së do të zhvillojnë bisedime urgjente në Bruksel për të diskutuar një kufi të çmimit të gazit rus dhe uljen e konsumit. Ky propozim do të shkonte kundër interesave të Evropës dhe Hungarisë, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, përpara takimit.
*SHBA vendosi sanksione ndaj një kompanie iraniane që e akuzoi për koordinimin e fluturimeve ushtarake për transportimin e dronëve iranianë në Rusi dhe tre kompanive që ajo tha se ishin të përfshira në prodhimin e dronëve iranianë. Irani ka mohuar furnizimin me dronë për Rusinë./UBTNews/