Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një vajzë nga fshati Vitomiricë e Pejës. Rastin e ka raportuar në polici e ëma e saj, teksa ka bërë të ditur se ajo është përdoruese e substancave narkotike.
“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj f/k ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses, viktima është përdoruese e substancave narkotike”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews