Në fshatin Vitomiricë të Pejës është zhdukur një vajzë. Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar në Polici nga e ëma e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia nga data 26 shkurt dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së./UBTNews