Që nga 6 marsi është zhdukur një vajzë nga Nabërxhani i Pejës. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se rastin e ka raportuar në Polici babai i vajzës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin./UBTNews