Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.
“Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/