Një i moshuar është zhdukur që nga mëngjesi i së martës në Vushtrri. Mbesa e tij ka raportuar në polici se gjyshi i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.
“Më datë 10.02.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjyshi i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.