Një i mitur është zhdukur në Rahovec. Rastin e ka raportuar babai i tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij i moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.