Një i mitur është zhdukur që nga 19 nëntori në fshatin Dubravë të Ferizajt. Rasti është raportuar dje nga nëna e të miturit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur, më 19.11.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, ka informuar Policia.
Ndërkohë njësitë policore janë duke e hetuar rastin.