UBT News

Zhduket një femër në Vushtrri

Një femër është larguar nga shtëpia e saj në Vushtrri, ndërkohë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin ka njoftuar babai i vajzës së zhdukur.

“16.12.2021-13:00.Me 20.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë. 

Exit mobile version