Një femër është zhdukur në Podujevë. Policia e Kosovës njofton se rastin e ka raportuar në Polici babai i saj, teksa ka njoftuar se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Më, 10.02.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës./UBTNews