Në komunën e Gjilanit është zhdukur një femër. Rastin e ka raportuar dje në polici babai i saj, i cili ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews