Një femër është zhdukur që tre ditë në Ferizaj.
Zhdukjen e ka lajmëruar në polici bashkëshorti i saj i cili ka thënë se bashkëshortja e tij me datë 24 gusht është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton Klankosova.tv.
Sipas raportit të Policisë bashkëshorti nuk ka njohuri për vendndodhjen e viktimës.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.