Një e mitur është raportuar e zhdukur në Viti. Rastin në polici e ka lajmëruar motra e saj e cila ka thënë se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit të policisë, e mitura është zhdukur nga data 29 nëntor.