Një baba e ka raportuar si të zhdukur në polici vajzën e tij të mitur.
Rasti ka ndodhur në Klinë, teksa i njëjti ka deklaruar se nuk di asgjë për vendndodhjen e vajzës.
“PERSON I ZHDUKUR /Klinë, 19.10.2021-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij, viktima femër kosovare e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e PK-së.