Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar e zhdukur një e mitur në Gjilan. Rasti është raportuar të martën.
“Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjilan 11.12.221 – 14:35. Më 14.12.2021 është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.