UBT News

Zhduket një djalë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një djalë nga Prizreni. Rastin e ka raportuar babai i tij, teksa njoftoi se djali u largua nga shtëpia në pasditen e së mërkurës.

“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 07.10.2020-17:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia./UBTNews

Exit mobile version