UBT News

Zhduket një djalë në Prizren

Një djalë nga Prizreni është zhdukur të martën. Policia e Kosovës njofton se rastin e ka raportuar në Polici nëna e tij, e cila ka njoftuar se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Policia e Kosovës njofton se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version