Policia ka informuar se një burrë në Deçan ka raportuar dje se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet, vlente të theksohet se viktima vuan nga sëmundje psikike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.