Një burrë është zhdukur në Pejë. Siç ka informuar Policia, burri është zhdukur të dielën, më 13 nëntor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar zhdukjen e viktimës mashkull kosovar”, ka bërë të ditur Policia.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.