Një 12-vjeçare është zhdukur në Komunën e Vitisë.
Nëna e saj ka raportuar në polici se e bija ka dalë nga shtëpia të martën e nuk është kthyer më.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kanë nisur hetimet për zhdukjen e të miturës.
“Rr. Hasan Prishtina, Viti 28.12.2021 – 11:30 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e sajë 12 vjeçe ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.