UBT News

‘Zhduket’ aktivistja afgane

Një aktiviste afgane është marrë dhunshëm nga shtëpia e saj dhe është arrestuar nga talibanët. Një burim i tha BBC-së se autoritetet e arrestuan aktivisten Mursal Ayar në shtëpinë e saj në Kabul të mërkurën.

Ayar është gruaja e gjashtë që u mor dhunshëm nga talibanët javët e fundit, raporton BBC. Nga ana tjetër talibanët e mohuan se e kanë arrestuar atë. Një zëdhënës i tyre tha se ata po e shqyrtojnë rastin e saj.

“Ky rast sapo ka ndodhur. Ne jemi duke e hetuar”, i tha zëdhënësi i talibanëve, Bilal Karimi BBC-së.

Afganistani po përballet me frikë edhe për rastin e pesë femrave të tjera, Parwana Ibrahim, Tamana Paryani dhe tri motrat e kësaj të fundit, të cilat u zhdukën që nga 19 janari. Qe disa javë, ‘zhdukja’ e grave në Afganistan ka ngjallur reagime në internet dhe shqetësim nga grupet e të drejtave. Në mesin e janarit, aktivistet morën pjesë në protesta paqësore në kryeqytet duke bërë thirrje që grave t’u ofroheshin vende punë, studime dhe të drejta politike nën sundimin e ri të talibanëve.

Disa ditë më vonë, Paryani publikoi një video në rrjete sociale ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në apartamentin e saj.

“Më ndihmoni, talibanët erdhën në shtëpinë time”, tha ajo para se të përmbyllej videoja.

Në një intervistë të mëparshme për BBC, Suhai Shaheen, i cili shpreson të bëhet ambasadori i talebanëve në OKB, e akuzoi atë për “skena të rreme dhe xhirimin e filmave për të kërkuar azil jashtë vendit”./UBTNews

Exit mobile version