UBT News

Zhduken tre persona në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka informuar se janë zhdukur tre persona në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dielën është raportuar se një person i gjinisë mashkullore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërsa dje është raportuar se dy persona, po ashtu të gjinisë mashkullore, janë larguar nga shtëpia dhe as për ta nuk dihet se ku ndodhen.

Exit mobile version