UBT News

Zhduken dy të mitur nga Fushë Kosova

Janë zhdukur dy të mitur nga Fushë Kosova. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer. Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version