Policia e Kosovës njofton se dy motra nga Peja janë zhdukur. Sipas njoftimit të Policisë, familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre që nga 15 nëntori, ndërkaq rastin e ka raportuar në polici motra e tyre.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy motrat e saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, bëhet e ditur në raportin e policisë./UBTNews