UBT News

Zhbllokohet rruga “Bill Klinton”, policia jep detaje

Është zhbllokuar rruga “Bill Klinton” në kryeqytet, e cila për disa orë kishte qëndruar e bllokuar pasi u gjet një valixhe e dyshimtë. Policia e Kosovës njoftoi se në valixhe nuk u gjet asgjë e dyshimtë dhe pronari i valixhes u identifikua.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën ‘Bill Clinton’. Në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arritur ta identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po merren me rastin”, në njoftimin e policisë.

Exit mobile version