Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave, Abdullah Haxhiu ka mbajtur një konferencë për medie pas vendimit të përmbaruesit ku u janë bllokuar llogaritë kompanisë “Pastrimi”, si shkak i borxheve të shumta.
Totali i borxhit është 699 mijë e 274, dhe 237 mijë e 395 është pjesa nga marrëveshja që nuk e kanë përmbushur.
“Gjatë ditës së sotme janë liruar llogaritë e kompanisë dhe se ata mund të vazhdojnë procesimin dhe punën. Kushti jonë ka qenë se që sot me fillu shërbimin. Në rast se nuk e kanë filluar shërbimin e gjithë kjo ujdi marrëveshje nuk mund të realizohet”, u shpreh Haxhiu.
Në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se kjo kompani vazhdimisht nuk i është përmbajtur marrëveshjeve lidhur me obligimet e pagesave.
“Vite më herët kemi dituar një proces gjyqësor 1 milion e 400 mijë euro. Kemi pas takime kemi dergu shkresa në vazhdimsi që nga muaji korrik e tutje shikoni sepse duhet me u marr obligime ligjore me shku tek përmbaruesi”, tha ai.
Ai tha se kanë ftuar një takim nesër në mëngjes bordin e kompanisë “Pastrimi” që të bëjnë propozimin e t’i dërgojnë 50 mijë në llogari.
“Sipas propozimit të tyre momentin e zhbllokimit të gjirollogarisë t’i dërgojnë 50 mijë euro në llogari. Ky borxh që është nuk po i kërkojmë në tërësi po të paktën marrëveshjes që është nënshkruar t’i përmbahen ndërmjet kompanisë dhe KMDK-së”, ka thënë ai.