UBT News

Zgjidhjet energjetike të së ardhmes në Fakultetin Inxhinieri e Energjisë në UBT

Fakulteti Inxhinieri e Energjisë në UBT ka një program për arsimimin e brezave të rinj në fushën e energjisë, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe të qëndrueshme për energjinë, sistemet elektro-energjetike, smart-grid, burimet e ripërtëritshme  dhe fusha të tjera në prodhmin e energjisë.

Fakulteti është themeluar në një bazë të fortë akademike dhe profesionale, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për studentët që synojnë të bëhen liderë të industrisë energjetike globale. Programi i studimit është dizajnuar për të përgatitur studentët për sfidat e energjisë së së ardhmes, ku qëndrueshmëria dhe inovacioni janë në qendër të zhvillimeve globale.

Çfarë do të fitoni nga ky program?

Arsim i thelluar dhe ndërkombëtar: Fakulteti ofron një edukim që bazohet në teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të avancuara të industrisë energjetike ndërkombëtare. Kurrikula është e dizajnuar për t’ju përgatitur për të udhëhequr projekte madhore dhe për të kontribuar në zhvillimin e energjisë së qëndrueshme dhe inovative. Ekspertët e industrisë dhe mësimdhënësit do të ndihmojnë që ju të zhvilloni njohuri thelbësore që do t’ju mundësojnë të jeni konkurrues në tregun global.

Përvojë praktike në projekte ndërkombëtare: Fakulteti ofron mundësi për t’u angazhuar në projekte reale dhe për të punuar në kompani dhe institucione ndërkombëtare që operojnë në fushën e energjisë. Kjo përvojë praktike është thelbësore për t’u përgatitur për karrierën tuaj, duke përdorur teknologjitë e fundit dhe duke zbatuar njohuritë teorike në terren.

Përgatitje për karrierë ndërkombëtare: Ky program është projektuar për të ofruar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës suaj ndërkombëtare. Përmes mundësive të internshipit dhe punësimit në partneritet me kompani dhe projekte globale, ky fakultet do t’ju ndihmojë të ndërtoni një rrugë karriere që është gjithnjë në rritje dhe me mundësi të mëdha punësimi në sektorin energjetik.

Përse duhet të zgjidhni Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë në UBT?

  • Infrastruktura moderne dhe teknologjia e avancuar: Fakulteti është i pajisur me laboratorë më të avancuara për energjinë. Teknologjia e fundit dhe pajisjet përkatëse për energjinë e rinovueshme, menaxhimin energjetik dhe energjinë elektrike janë të disponueshme për studentët, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë aftësi praktike dhe të jenë të përgatitur për sfidat e industrisë globale.
  • Lidhje të forta me industrinë dhe mundësi për përfshirje në projekte ndërkombëtare: Fakulteti ka krijuar partneritete të forta me kompani vendore e ndërkombëtare që operojnë në sektorin e energjisë. Këto lidhje ofrojnë studentëve mundësi për vizita studimore, internship, trajnime dhe mundësi punësimi, duke hapur dyer për karrierë ndërkombëtare dhe mundësi për të punuar në projekte që kanë impakt në zhvillimin e industrisë energjetike.

 

Dekani i Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Armend Ymeri, thekson: “Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT është në përputhje me standardet dhe praktikat më të avancuara ndërkombëtare. Ne ofrojmë mundësi për zhvillimin e aftësive dhe njohurive që i bëjnë studentët të konkurrojnë në një industri energjetike globale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e energjisë së qëndrueshme dhe inovative për të ardhmen”.

Nëse jeni të interesuar të bëheni lider në fushën e inxhinierisë së energjisë dhe të kontribuoni në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme dhe më të pastër, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT është vendi ku mund të zhvilloni potencialin tuaj dhe të bëni një ndryshim të vërtetë në botën e energjisë. Bëhuni pjesë e këtij fakulteti dhe kontribuoni në një të ardhme energjetike globale dhe të qëndrueshme!/UBTNews/D.E/

Exit mobile version