Meksika nuk do të lejojë zhvillimin e mësimit në shkolla këtë vit, çka do të thotë 30 milionë studentë në vend do të detyrohen të mësojnë në distancë.
Zyrtarët vendas thonë se pandemia e koronavirusit, e cila ka marrë rreth 60,000 jetë mes më shumë se 550,000 rasteve të konfirmuara, është ende shumë e rrezikshme për të lejuar ata që të kthehen në klasë, raporton Ora News.
Mësimi në distancë është i vështirë edhe në vendet e zhvilluara. Por në vende si Meksika, mësimi online nuk është aq i lehtë, pasi vetëm 56% e familjeve kanë qasje në internet, sipas statistikave të qeverisë.
Pra, nëse ligji kërkon që të gjithë fëmijëve meksikanë t’u ofrohet arsim publik, qeveria ka vendosur mënyrën më të mirë transmetimin e mësimit në televizion, pasi 93% e familjeve kanë një televizior në shtëpi.