Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën edhe nënkryetarët e legjislaturës së tetë.
Nënkryetarë të Kuvendit do të jenë Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kundër këtyre emrave u shprehën deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.