Kandidatura e vetme shqiptare në listat italiane për në PE, ka ngjallur interes dhe mbështetje tek eurodeputetë në krejt Evropën.
Pas eurodeputetit kroat Valter Flego që tha se Marco në Parlamentin Evropian do të forcojë zërin shqiptar në Evropë, vjen mbështetja e Lucas Mandl, mbrojtës i zjarrtë i Kosovës, partneri i saj brenda Parlamentit dhe institucioneve evropiane. Mes të tjerash ai thotë: …Punoj ngushtësisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ja përse e çmoj shumë punën e Marco- s(Muharrem Salihut) ndaj shpresoj që ai do të jetë kolegu im në Parlamentin evropian dhe do të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Evropën! Shumë urime! Yti, Lucas Mandl!
Kandidatit shqiptar, i kanë mbërritur mesazhe mbështetëse nga gjithë anët e Evropës. Ish Presidentë, ish ministra, deputetë europianë, deputetë të viseve shqiptare, drejtues të organizatave të biznesit, Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka. Surpriza ishte urimi në grup i futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, Broja, Asani, Gjimshiti, që është dhe vendas i Marco-Muharrem Salihut. Futbollistët nga grumbullimi gjetën kohën të bënin thirrje tek komuniteti shqiptar i Verilindjes të votonin Marco-n.