UBT News

Zgjedhni të vazhdoni studimet master në programin Farmaci në UBT

Programi Farmaci në nivelin master, është një nga programet më të veçanta, i cili gërsheton pjesën teorike me atë praktike, duke u mundësuar studentëve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre sipas një kurrikule të bazuar në modelet më të mira të institucioneve arsimore në Evropë dhe Amerikë.

Ky program përbëhet nga një staf i kualifikuar, i cili angazhohet në zhvillimin dhe nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale, të cilat në të ardhmen do të kontribuojnë në përparimin e shkencës farmaceutike, dhe të mjekësisë në përgjithësi.

UBT u ofron studentëve të programit Farmaci, një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe Poliklinikën më të madhe në vend me dhjetëra laboratorë, ku studentët do të përgatiten për t’u përshtatur plotësisht me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Studentët pas përfundimit të studimeve do të mund të angazhohen në etikën e profesionalizmit dhe në veçanti në kujdesin dhe respektin për pacientin dhe do të jenë në gjendje të marrin vendime profesionale në interesin më të mirë të pacientit, njashtu ata do të angazhohen në të mësuarit e përjetshëm, në veçanti në vetëdijen për nevojën për arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional në fushën e zgjedhur të praktikës së farmacisë, si dhe do të përshtaten me zhvillimet në farmaci dhe mjekësi.

Exit mobile version