UBT News

Zgjedhjet presidenciale të Finlandës u fituan nga ish-kryeministri Alexander Stubb

Alexander Stubb nga partia e Koalicionit Kombëtar fitoi në një rezultat të ngushtë zgjedhjet presidenciale të Finlandës, duke mposhtur rivalin e tij liberal të Partisë së Gjelbër, Pekka Haavisto.

Bëhet e ditur për media se kreu i ri i shtetit të Finlandës do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe politikën e jashtme të shtetit, duke përfshirë dhe qëndrimin e anëtarsisë të NATO-s të miratuar së fundmi.

Megjithatë, Stubb e quajti fitoren e tij nderin më të madh të karrierës, duke shprehur mes tjerash se: “Po ndihem i qetë, i përulur, por sigurisht në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës që finlandezët në një numër kaq të madh kanë votuar dhe që unë mund të shërbej si president i Republikës së Finlandës”.

Stubb është pro bashkëpunimit më thellë të NATO-s, siç është dhe lejimi i transportit të armëve bërthamore nëpër tokën filandeze dhe vendosja e disa trupave të NATO-s përgjithmonë në vend.

Ndryshe Rusia e ka kërcënuar Finlandën me hakmarrje në përgjigje të anëtarësimit të saj në NATO dhe të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mbrojtje të nënshkruar me SHBA-në në muajin dhjetor./UBTNews/

Exit mobile version