Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në katër komunat veriore, data e fundit sipas afateve ligjore është 18 dhjetori për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.
“Ne do të ulemi edhe një herë me ekipin tonë ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve do të jetë më 18 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për media.
Sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes pritet të shpallen zgjedhjet theksoi Osmani pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, duke shtuar se po i respektojnë ligjet dhe afatet sa i përket organizimit të zgjedhjeve.