Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 2 dhjetor 2022.
Kërkesat për certifikim, siç ka bërë të ditur KQZ, duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.