Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.
Njoftimi u bë të shtunën gjatë një konference rinore në provincën veriperëndimore të Bursës.
Erdogan, i cili do të rikandidojë në këto zgjedhje, tha: “Falënderoj Zotin që jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë të vlerësuar, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”.
Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 – përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani./UBTNews/