UBT News

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, voton Osmani

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, duke thënë se beson në fitore të madhe të tyre. Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Më tutje Osmani tha se: “Uroj zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në numër sa më të madh. Të votojnë sipas bindjes së tyre, sipas vullnetit të tyre për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, pasi shteti është në udhëkryq, dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin njërin prej këtyre opsioneve, integrimin apo izolimin…Besoj në fitore të madhe të Fronit për Evropë në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e shtetit”.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar vetëm 3.85 për qind e qytetarëve.

Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto zgjedhje janë të shtatat, ndërsa raundi i dytë i mundshëm pritet të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Kandidati tjetër shqiptar për president është Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Exit mobile version