Zgjedhjet në Japoni do të mbahen këtë fundjavë pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, dy ditë para zgjedhjeve.
Dhoma e Lartë e vendit do të zgjidhet të dielën, por vrasja ngjalli pikëpyetje rreth sigurisë. Sidoqoftë, The Japan Times raporton se zgjedhjet do të mbahen siç ishin planifikuar.
Toshimitsu Motegi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Liberal Demokratike, u tha gazetarëve se fushata zgjedhore do të mbahet siç ishte planifikuar të shtunën “për të treguar se (ne) nuk do t’i dorëzohemi dhunës”.
Megjithatë, të shtënat kanë ndërprerë fushatën zgjedhore, duke bërë që partitë kryesore dhe ministrat e kabinetit të anulojnë ngjarjet e tyre./UBTNews/