Në zgjedhjet e fundit në Gjermani, Sahra Wagenknecht është bërë një figurë e përfolur dhe polemike që ka tronditur skenën politike, duke sfiduar fort partinë e saj të dikurshme dhe pozicionet tradicionale të majtës gjermane.
Sahra Wagenknecht, një lider i njohur dhe e shpallur si “konservatore e majtë”, ka shkaktuar reagime të fuqishme me qëndrimet e saj radikale që i japin një kthesë të jashtëzakonshme politikës së majtë gjermane. E njohur për ndjekjen e një agjende që përfshin qëndrime të ashpra ndaj emigracionit dhe politikës së jashtme, Wagenknecht ka lënë pas aleatët e saj të dikurshëm dhe ka krijuar një parti të re që tashmë po bën bujë në skenën politike.
Në zgjedhjet e fundit në shtetet e Saksonisë dhe Turingisë, partia e Wagenknecht, Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW), arriti rezultate të jashtëzakonshme, duke marrë përkatësisht 15.8% dhe 11.8% të votave. Ky sukses ka ngjallur paralelë me fitoren e AFD-së në Turingi dhe ka bërë që shumë analistë të flasin për një ndryshim të madh në politikën gjermane.
Wagenknecht ka kaluar gjithë karrierën e saj në skajin e majtë të politikës. E lindur në Jena dhe e rritur në Berlinin Lindor, ajo iu bashkua partisë komuniste të Gjermanisë në një moshë të re. Pas ribashkimit të Gjermanisë, ajo ndoqi studime në filozofi dhe ekonomiks, duke u angazhuar në politikë përmes partisë Die Linke, ku u bë një nga figurat më të spikatura dhe kontraverse.
Pasi u ndanë nga Die Linke për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kritikave të ashpra ndaj politikave të majta, Wagenknecht formoi partinë e saj në janar të këtij viti.
Wagenknecht është e njohur për pozitat e saj të veçanta ndaj politikave të jashtme dhe migracionit. Ajo ka bërë thirrje për shpërbërjen e NATO-s dhe një marrëveshje të re sigurie që do ta afronte Gjermaninë me Rusinë. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, ajo kundërshtoi sanksionet ndaj Kremlinit dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev.
Në vitin 2023, Wagenknecht nisi një peticion për të ndaluar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe për të promovuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit, i cili mori rreth 700,000 nënshkrime.
Pikëpamjet e saj ndaj emigracionit janë gjithashtu kontroverse. Wagenknecht ka kritikuar ashpër politikat e emigracionit të Angela Merkelit, duke argumentuar se ato kanë shkaktuar tensione sociale dhe konflikte. Ajo ka mbështetur kufizime më të rrepta për refugjatët dhe ka bërë thirrje për një reformë të thellë në trajtimin e migracionit.
Sahra Wagenknecht është bërë një forcë e fuqishme dhe e kontestuar në politikën gjermane, duke shfaqur një agjendë të ndjeshme dhe të ndryshme nga ajo e partisë tradicionale të majtë. Suksesi i saj i fundit në zgjedhjet e Saksonisë dhe Turingisë është një dëshmi e ndikimit që ajo ka arritur të krijojë dhe përfundimi i saj mund të ketë pasoja të rëndësishme për politikën gjermane në të ardhmen./UBTNews/